sekreti hetimor
Fshati digjet, qeveria krihet. PS e shqetësuar për nxjerrje të sekretit hetimor
E ekspozuar për lidhjet e saj kriminale me zë dhe me figurë siç parapëlqene zoti Rama të etiketonte bëmat e kundërshtarëve kur ishte në opozitë, mazhoranca socialiste ka humbur çdo sens realizmi mbi pushtetin që gëzon falë votës së deformuar dhe interesave të grupeve kriminale.
6 përgjimet e publikuara nga Bild kanë prishur terezinë e socialistëve që megjithatë vazhdojnë të mbrojnë folenë kriminale që kanë ndërtuar vetë. Pa komentuar mbi përgjimet, deputetët socialistë janë shfaqur të shqetësuar për nxjerrjen e sekretit hetimor.
4 fashikuj të rinj për Tahirin, Çuçi nxori sekretin hetimor
Dosja e Prokurorisë së Katanias duket se është vetëm maja e ajsbergut për çështjen Tahiri. Ndonëse ish-ministri i Brendshëm publikoi një vërtetim të kësaj prokurorie se nuk ka qenë në ndjekje penale, 4 fashikuj të tjerë mbi këtë hetim raportohet të kenë ardhur nga Guardia Di Finanza.Gazetarja Klodiana Lala tha të martën në mbrëmje në emisionin “Opinion” se nga Italia kanë ardhur disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri