votimi online
Votim online për Nobelin në Letërsi. Për italianët “I preferuar” është Philip Roth, Murakami dhe DeLillo
Epoka dixhitale mundëson plebishitin e të gjithëve edhe për çështje “ngushtësisht” për ekspertët siç është Nobeli për Letërsinë. Gazeta italiane “Corriere Della Sera” publikon një votim online për kandidatët e preferuar nga lexuesit italianë dhe duhet thënë se në zgjedhjen e tyre dominon emri i Philip Roth. Japonezi Huraki Murakami është një tjetër i preferuar i italianëve bashkë me Elena Ferrante dhe Don DeLillo, shkrimtar amerikan. Në votim duket edhe emri i Ismail Kadaresë, por nga votues shqiptarë.