autobiografi
Di Caprio në rolin e presidentit Theodore Roosevelt
"Paramount Pictures" dhe regjisori Martin Scorsese kanë nisur xhirimet për filmin mbi jetën e presidentit të 26 amerikan Theodore Roosevelt. Në rolin kryesor do të jetë aktori Leonardo Di Caprio. Skenari mban firmën e Scott Blum dhe është përshtatur për filmin autobiografik që do të mbajë titullin “Roosevelt”.
Ish-presidenti amerikan ka pasur një karrierë shumëdimensionale që filloi nga radhët e marinës amerikane. Rritja e tij në politikë nisi me zgjedhjen si Guvernator i New York-ut dhe më pas si president pas vrasjes së William McKinley.