robert thomai
Gazeta “DITA” dhe komenti i panxjerrë
Mendoj se nuk është tragjedi mosnxjerrja e një komenti nga njëra apo tjetra gazetë. Mua më ka ndodhur disa herë të mos mi nxjerrin komentet, dhe kryesisht me MAPO-n dhe DITA-n. Që të mendosh se këto komente të panxjerra kanë humbur përgjatë rrugës, kjo tezë bie shpejt, pasi 1. nuk bëhet fjalë për komentet me pseudonim, të cilat përbëjnë shumicën e komenteve të mia, por bëhet fjalë kryesisht për komentet me emër dhe mbiemër, të cilat përbëjnë vetëm 1-2 % të tyre, dhe 2. bëhet fjalë për ato komente ku trajtohen tema të rëndësishme, të vetmet këto ku unë jap emrin dhe mbiemrin.
Nelson Çabej dhe “provat” e sjella nga ai
Artikulli i botuar disa ditë më parë, 30 gusht 2017, tek gazeta DITA “Rreth miteve të prejardhjes joilire të shqiptarëve” nga Dr.