palmira
Shkatërrimi i Palmiras(video)
Video është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe paraqet shkatërrimin nga ISIS të sitit të famshëm arkeologjik në Siri.
Lutje për Palmirën - koncert i Orkestrës Mariinsky në amfiteatrin e njohur
Orkestra e Teatrit rus Mariinsky ka dhënë sot një koncert në amfiteatrin e Palmirës, qytetit antik të rrënuar nga ISIS dhe të çliruar nga forcat e ushtrisë siriane dhe ruse. Presidenti rus, Vladimir Putin e konsideroi koncertin si një akt mirënjohjeje për të gjithë ata që luftojnë kundër terrorizmit.
Vazhdon rrënimi, ISIS prish Harkun e Triumfit në Palmira
Militantët e ISIS kanë shkatërruar edhe Harkun ikonë të Triumfit në Palmira, i fundmi ndër thesaret kulturore botërore që xhihadistët kanë shfarosur në qytetin e famshëm. Raportimi vjen nga autoritete sirianë që I citon Reuters.
Harku monumental 1800 vjeçar u hodh në erë të dielën, kanë pohuar dëshmitarë okularë për drejtorinë sirianë të Antikiteteve dhe Muzeumeve. ISIS ka shtënë në dorë qytetin antik në muajin maj dhe që atëherë kanë shkatërruar shumë objekte muzeale, si dhe kanë ekzekutuar ekspertin e antikitetit që kujdesej për to.
ISIS ka hedhur në erë tempullin e Baalshaminit në Palmira, raporton BBC
BBC citon burime nga zyrtarë sirianë dhe aktivistë, se militantët islamikë të ISIS kanë hedhur në erë tempullin e lashtë të Baalshaminit në Palmira. Kreu sirian i antikiteteve citohet të ketë thënë se tempulli është hedhur në erë këtë të dielë. Por Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka raportuar se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë. ISIS mori kontrollin e Palmirës majin e kaluar, duke shkaktuar frikën e madhe se kjo trashëgimi i njerëzimit do të shkatërrohej, siç ka ndodhur me site të tjera antike në Irak.
Siri, militantët e ISIS-it ekzekutojnë përgjegjësin 82 vjeçar të sitit arkeologjik të Palmirës
Barbaritë e militantëve të Shtetit Islamik nuk njohin kufij. Kësaj radhe vrasja përmes prerjes së kokës i ka marrë jetën një arkeologu 82 vjeçar, Khaled al – Asaad, përgjegjës për sitin e famshëm të Palmiras. Qyteti ka rënë në dorë të militantëve që kontrollojnë aktualisht 1/3 e Sirisë dhe për një muaj ata kanë marrë në pyetje al – Asaad për vendndodhjen e disa prej artefakteve kryesore.