militantet

Ushtria/"160 gradime për major në muajin shtator. 300 oficerë/nënoficerë lanë ushtrinë vitin e fundit"

Postuar në 22 Nëntor, 2017 21:57

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka deklaruar në emisionin “Top-Story” se në muajin shtator të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka graduar 160 majorë. Një shifër e lartë kjo që sipas Demirajt është bërë për të promovuar militantë partiakë.  

Demiraj ka akuzuar lidershipin e tanishëm të ushtrisë duke debatuar me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo se edhe ikjet ushtria janë të larta. Vetëm këtë vit sipas tij, janë larguar 300 oficerë dhe nënoficerë për shkaqe ekonomike dhe sociale.

Ndryshimi mes Taulant Ballës dhe Bujar Nishanit? Taulanti nuk është bërë akoma president

Postuar në 30 Tetor, 2015 21:30

Ka kohë që flitet, por sot një dokument i publikuar në portalin “lapsi.al” konfirmoi që Taulant Balla, një nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është një ndër sekserët kryesorë të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. 80 punësime mbi kriterin e besueshmërisë politike, ndërkohë që kjo mazhorancë, pabesinë e ka ngritur në institucion: ndryshoi Kodin e Punës për të garantuar instrumentet ligjore që t’ua fusë mirë atyre që heq nga puna. Nuk kanë më të drejtë të rikthehen. Mirëpo çështja nuk qëndron dhe aq këtu.

"Vëllezër, mos u përçani”. Shqipëria aty është(video)

Postuar në 19 Gusht, 2015 13:13

Vera e sivjetme ishte e mbushur me “lajme” politike nga mazhoranca. Ndonëse fituan bindshëm më 21 qershor, dy partitë aleate, PS dhe LSI, e ngopën opinionin me thashetheme të orientuara nga më të ndryshmet; marrëdhënie të ftohta, as të ftohta, as të ngrohta, ftesa të munguara në Jal, arsye të humbjes në bastione, nevoja për t’u parë në sy etj.. Kanë folur liderët njëherë, të shfaqur ekraneve me përzhitjen nga dielli i pushimeve, pastaj folën edhe ata që vijnë pas.

Subscribe to RSS - militantet