albani
"Fakte të pakëndshme për Shqipërinë"
Kryetari i grupit për Europën Juglinore në Bundestagun gjerman, Stephan Albani në një intervistë për “DW” thotë se Shqipëria nuk e ka ende besueshmërinë në shkallë ndërkombëtare për të marrë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai sjell si shembull qëndrimin e mazhorancës në çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se nuk mund të përfitohet asnjë imunitet përpara një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje.
Në BE pakkush e beson Shqipërinë zyrtare
Stefan Albani, anëtar i Partisë Unionit Kristian Demokratik në Gjermani, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar Gjermani –Europa Juglindore, ka dhënë një intervistë sot për “European Western Balkans” përmes të cilës jep disa komente për vendet e rajonit tonë dhe perspektivën e integrimit. Sipas tij ka një ngadalësim shqetësues në kursin e reformave, duke theksuar me këtë rast se Serbia si vendi me popullsinë dhe ekonominë më të madhe ka përgjegjësi kryesore në rajon. Albani thotë se anëtarësimin në BE mund ta marrin vetëm vendet që përmbushin kriteret e Kopenhagenit.