skllave
“Skllevër” nga Koreja e Veriut dërgohen për punë në Rusi
New York Times dhe Reuters, raportojnë se punëtorë nga Koreja e Veriut punojnë gati si skllevër në Rusi. Në vendin e tyre, kushtet janë aq dëshpëruese sa do të paguanin para për t’u larguar prej andej. Punëtorët përfitojnë vetëm një pjesë të vogël të rrogës së tyre, pasi pjesa tjetër shkon me udhëheqësin Kim Jong dhe qeverinë e tij. Sipas raportit të Data Base Center for North Korean Human Rights, e cila ka selinë në Korenë e Jugut, regjimi komunist i Penianit merr 80% të pagës së shtetërore dhe të paktën 30% të pagës së ndërtuesve.