plani marshall
"Ne do të anëtarësohemi në BE, por shkallë-shkallë - çdo vit me nga 20.000 vetë"*
"E ardhmja e Ballkanit Perëndimor ndodhet në Bashkimin Europian" - këtë fjali e kanë nënshkruar krerët e shteteve dhe qeverive europiane në vitin 2003. Premtimi i njohur i Selanikut tingëllon sot kaq i mjegullt, si mitet greke. Sepse që atëherë në BE është pranuar vetëm Kroacia. Me ndarjen e Kosovës nga Serbia u krijua një problematikë e re në rajon. Zgjerim? Askush nuk po e përdor më këtë fjalë. "Zgjerimi është një si pulë që i është prerë koka", tha një diplomat serb kundrejt plaftformës BuzzFeed. "Ajo rend ende, por në të vërtetë është duke ngrodhur."