qendra humanitare
Suksesi i Serbisë në angazhimin mes Perëndimit dhe Rusisë
Një ditë më parë disa media serbe njoftuan se ShBA dhe BE synojnë ndërtimin e një qendre humanitare në Serbi, e ngjashme me atë të rusëve në Nish. Vendndodhja e supozuar e kësaj qendre u tha se ishte Uzice, ndërkohë që citohej edhe zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Yee, të jetë shprehur se “në fund i takon Serbisë të vendosë, por ne sqarojmë si partnerë atë që po ndodh”
“Nuk di ndonjë qendër tjetër humanitare ku punonjësit të kenë nevojë për imunitet diplomatik”, shton Yee, duke aluduar për statusin e veçantë të punonjësve rusë në qendrën e Nishit.
Pas rusëve, edhe BE me SHBA, financojnë qendër humanitare në Serbi
Pas qendrës humanitare ruse në Nish, tani edhe Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë në Serbi. Një gazetë serbe, “Danas”, raporton se qendra humanitare pritet të ndërtohet në Uzice, në perëndim të Serbisë, një sfidë e hapur dhe mosbesim ky për aktivitetet e qendrës ruse që është cilësuar në Perëndim si nyje spiunazhi. Qendra do të jetë në aerportin Ponikve, që ka aplikuar vitin e kaluar në BE për fonde për krijimin e një qendre për situatat emergjente që do të mbulojë Serbinë, Bosnjen dhe veriun e Malit të Zi.