kercenimi rus
Zhurma pa kuptim e kërcënimeve gjeopolitike ndaj Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përsëritur së fundmi tezën e tij, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është në interes të stabilitetit të vetë Europës. Në një intervistë për “Politico”, z. Rama që duket se ndjek taktikën e negociimit mbi presionin potencial të një njolle gjeopolitike në Europën Juglindore, thotë ndër të tjera se:
"Kërcënimi rus për Ballkanin", më shumë titull sensacional sesa i vërtetë
Zëri i Amerikës, seksioni shqip, raporton sot për një diskutim ekspertësh, zhvilluar në qendrën Ëodroë Ëilson në Uashington. Raportimi mban titullin: “Ndikimi rus dhe radikalizmi fetar, kërcënimet kryesore për Ballkanin” dhe referon tri tema kryesore që janë trajtuar. Mirëpo nëse i hedh një sy tekstit kupton që ekspertët që kanë marrë pjesë nuk e shohin kështu çështjen, pra sipas titullit të medias në fjalë. Eksperti kryesor që I mëshon idesë së kërcënimit rus është Daniel Serëer, i njohur për qëndrime të këtilla edhe në të shkuarën.
Stoltenberg: Shqipëria me rol të rëndësishëm në NATO. Kërcënimet ruse për Ballkanin, jo të afërta
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Ai vlerëson rolin e Shqipërisë në Aleancë, duke theksuar se ka takuar trupat shqiptare në Letoni. Sipas zyrtarit në fjalë, rritja e prezencës së NATO-s në Europë lidhet me aktivitetin rus në Ukrainë, në shenjë paralajmërimi se Aleanca do të veprojë ndaj çdo agresioni eventual ndaj një vendi anëtar.
I pyetur mbi kërcënimin rus ndaj Ballkanit, Stoltenberg ka përjashtuar një kërcënim eminent.