"Kërcënimi rus për Ballkanin", më shumë titull sensacional sesa i vërtetë

Postuar në 28 Qershor, 2017 15:49

Zëri i Amerikës, seksioni shqip, raporton sot për një diskutim ekspertësh, zhvilluar në qendrën Ëodroë Ëilson në Uashington. Raportimi mban titullin: “Ndikimi rus dhe radikalizmi fetar, kërcënimet kryesore për Ballkanin” dhe referon tri tema kryesore që janë trajtuar. Mirëpo nëse i hedh një sy tekstit kupton që ekspertët që kanë marrë pjesë nuk e shohin kështu çështjen, pra sipas titullit të medias në fjalë. Eksperti kryesor që I mëshon idesë së kërcënimit rus është Daniel Serëer, i njohur për qëndrime të këtilla edhe në të shkuarën. Sipas tij kërcënimi po aplikohet me mediat e përfolura gjerësisht tashmë si Sputnik dhe Rusia Sot, me grupe pro-ruse në rajonin tonë, pa përmendur këtu faktin e çuditshëm të rotacionit të pushtetit në Maqedoni, kryer nën presion të hapur nga Perëndimi.

Ekspertë të tjerë mendojnë ndryshe.

Nuk mendoj se jemi ne prag të shpërthimit të një lufte. Federata Ruse po ndjek interesat e saj në rajon, por nuk është në prag të përfshirjes së rajonit në një sferë të begatisë ruse”, thotë Ross Johnson nga Instituti Hoover.

Ka një prani të kufizuar të pranisë ekonomike të Rusisë, tregtia mes dy vendeve, importet dhe eksportet janë nën tre për qind, kështu që serbët nuk mendojnë se ky duhet të jetë një shqetësim i madh për Perëndimin”, shprehet Profesori i Universitetit të Merilendit, John R. Lampe, sipas të cilit kjo çështje është ekzagjeruar.

Kur vjen puna te një kërcënim tjetër, ai i nacionalizmit, ky theksohet me forcë, madje duke konsideruar se është shumë më destabilizues sesa kërcënimi rus.

Së pari, kufijtë e vendosur në mënyrë arbitrare, së dyti, mungesa e qeverisjes së mirë nga shumicat e partive etnike nacionaliste dhe së treti mungesa e një konsensusi ndaj legjitimitetit të vetë shtetit”, shprehet Johnson.

Për Kosovën p.sh sipas tij sfida më e madhe është e brendshme që lidhet me dështimin e qeverisjes së shumicës, korrupsionin. Ky i fundit madje është edhe kanali ku penetrojnë më tej kërcënime nga më të ndryshmet, ndonëse politikës dhe patriotëve me honorare u leverdis të shpikin kërcënime që janë inekzistente. Zëri i Amerikës ndoshta po ndihmon edhe politikën shqiptare në Tiranë që të kujtohet për hakerat rusë në zgjedhje dhe ta bëjë atë temë të debatit PS-PD që ka mbetur në mënyrë naïve te paratë e kanabisit.

https://www.zeriamerikes.com/a/3918130.html

Bllofi më i fundit i CNN

Historia me ndërhyrjen ruse është kryekëput një sajesë pasi siç po rezulton edhe Gjermania p.sh ka kryer përgjime masive në SHBA. Dhe kjo e konfirmuar nga raporte zyrtare të Parlamentit, e megjithatë kjo mbulohet me heshtje të qëllimshme.

Mediat kryesore amerikane mbajtën rekord një vjeçar në agresionin e tyre ndaj publikut me gogolin rus. Vetëm sot raportohet se tre gazetarë të njësisë investigative të rrjetit CNN kanë dhënë dorëheqjen pasi u verifikua se një raportim i tyre i 22 qershorit për një gjoja hetim që Senati po bënte për një gjoja takim mes financierit të Wall Street Anthony Scaramucci dhe një drejtori të Fondit Rus të Investimeve Direkte. Scaramucci shërbeu në ekipin tranzitor të Donald Trump dhe këtu rrjeti CNN tentoi të vazhdonte me helmimin e opinionit me lajme të fabrikuara.

Lajmi u hoq nga rrjeti duke deklaruar se ai nuk përmbushte standardet editoriale, duke publikuar edhe një ndjesë për financierin amerikan. Gazetarët Thomas Frank, Eric Lichtblau dhe Lex Haris do të largohen duke dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për gazetarë të vjetër dhe me përvojë dhe këtu, CNN teksa pranon gabimin dhe dorëheqjen, lë shijen e keqe se ndoshta gazetarët janë sakrifikuar ndoshta edhe për një qetësim të raporteve me pushtetin në Washington. Por e vërteta është se teza ruse në Amerikë në vend se të prodhonte një analizë, gjeneroi një histeri e me siguri do të nxisë edhe prodhimin e ndonjë filmi shumë të shikueshëm.

http://www.latimes.com/business/hollywood/la-fi-ct-cnn-resignation-20170...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.