Leshnicë
Shembja e manastirit 400-vjeçar të Shën Athanasit, kush e mban përgjegjësinë? (Foto)
Fushata e ka zhvendosur vëmendjen vetëm në spektaklin e protagonistëve që premtojnë shtet, por nga ana tjetër u fshihen përgjegjësie dhe refuzojnë të japin llogari për shtetin që drejtojnë, i cili mesa duket është një medalje me dy anë. Ajo që prezantohet dhe propagandohet dhe ajo që rrënohet nga mungesa e përgjegjësive të shtetit. Dëshmia më tronditëse që vërteton këtë kundërthënie është trashëgimia kulturorore dhe ruajtja apo rivitalizimi i saj.