rosenstein
Mediat/Zv. Prokurori Rosenstein kërcënon me dorëheqje. U keqpërdor për shkakrimin e kreut të FBI-së
Pardje presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra kreun e Byrosë Federale të Hetimit, James Comey, duke e bazuar vendimin në rekomandimin e prokurorit të Përgjithshëm, Jef Sessions dhe zëvednësit tëë tij. Rod Rosenstein. Edhe në konferencën për shtyp që dha numri dy i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u nënvizua me forcë ky fakt; pra se shkarkimi iu rekomandua presidentit, i cili siç tha ajo “kishte nisur të humbiste besimin te Comey”. Po kështu Sanders deklaroi se Trump ishte këshilluar apo e kishte diskutuar vendimin me disa kongresmenë dhe senatorë.