dodon
Parada e 9 majit, në Moskë vetëm një president i huaj - moldavi Igor Dodon
Rusia ka zhvilluar sot paradën e 9 majit me të cilën kremton fitoren mbi nazizmin. Parada që zhvillohet në Sheshin e Kuq në Moskë është traditë tashmë dhe këtë vit mbushen 72 vjet nga 9 majio 1945 kur u firmos kapitullimi i Gjermanisë. Mirëpo parada siç raporton “The Moscow Times” u bojkotua në masë nga liderët perëndimorë duke lënë vetëm presidentin e Moldavisë, Igor Dodon, të vetmin kryetar shteti që mori pjesë në ceremoni.