kasetat
RTSH ndalon propagandën elektorale në fushatë
Televizioni Publik ka njoftuar se do nuk do të lejojë propagandë elektorale gjatë fushatës zgjedhore, por do të ndjekë vetë aktivitete elektorale me gazetarët e redaksisë së lajmeve. Shkresa është firmosur nga drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke përmbushur kështu edhe një rekomandim të OSBE-së për të mos transmetuar kasetat e gatshme të partive. http://www.kohajone.com/2016/11/22/apeli-i-osbe-televizionet-te-mos-tran...
Njoftimi i RTSH-së
Një rast nga ShBA për të kuptuar vlerën e kasetave dhe takimeve me studentë "ekselence" që marrin tesera
Zv. Presidenti amerikan Mike Pence është përballur me në protestë simbolike të disa studentëve gjatë një ceremonie në universitetin Notre Dame në Indiana. Studentët kanë lënë sallën në shenjë proteste thuhet, për politikat e administratës amerikane për martesat brenda të njëjtit seks, imigracionin etj..
Avokati i Popullit, KQZ-së: Shfuqizoni vendimin për kasetat e partive
Avokati i Popullit, Igli Totozani në një rekomandim drejtuar Kryetarit të KQZ-së Denar Biba i kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KQZ-së që detyron mediat të transmetojnë “materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore gjatë fushatës”. Sipas Avokatit të Popullit, dispozitivi i vendimit në fjalë, përbën në mënyrë të qartë ndërhyrje të KQZ-së në lirinë e shprehjes që medias i garantohet me Kushtetutë, duke e kufizuar atë rast pas rasti me anë të vendimmarrjes me karakter administrativ.