holbrook
Rrëfimi i Karaxhiç: “Kisha marrëveshje sekrete me Holbrook për të mbetur i lirë”
Radovan Karaxhiç, lideri i dikurshëm politik i serbëve të Bosnjes, dënuar aktualisht nga Gjykata e Hagës, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, se ai kishte patur një marrëveshje sekrete me diplomatin amerikan Richard Holbrook. Sipas tij, Holbrook kishte kërkuar firmosjen e Marrëveshjes së Dejtonit, tërheqjen e Karaxhiç nga politika dhe në këtë kuadër atë do ta linin të lirë.