tender

Qeveria merr masa për sigurinë e “personaliteteve”. Do të blihen 29 “Jaguar” të rinj

Postuar në 22 Tetor, 2015 17:20

Tender i ri nga qeveria. Dhe do të jetë për pajisjen me makina të reja për drejtuesit e qeverisë. Tenderi do të zhvillohet në mënyrë sekrete, jo përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike, pasi kështu thuhet se ruhet sekreti, meqenëse bëhet fjalë për sigurinë e personaliteteve. “Vizion Plus” raporton se bëhet fjalë për 29 makina, tenderin e të cilave do ta zhvillojë Garda e Republikës. Interesante është se nuk është përcaktuar fondi limit, por bëhet e ditur se tipi i makinës do të jetë “Jaguar”.

Zbulohet çfarë dëgjon znj.Harito në kufje: “Instructions for dummies, sesi mos t’i rrëmbejnë tenderat nga goja ministrat më të shkathët”

Postuar në 17 Shtator, 2015 16:42

PS, tender i hapur për një mandat deputeti në Lezhë: I jepet cilitdo socialisti që nuk është në burg!

Postuar në 07 Shtator, 2015 19:53

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tender 30 mln lekë për 15 karroca me guzhineta. Spiropali: “Për t’i kthyer stafit pafajësinë e fëmijërisë”

Postuar në 27 Gusht, 2015 18:12

Qeveria e kupton se vetëm lutjet mund të zgjidhin diçka, por edhe për këtë duhen 83 mln lekë

Postuar në 25 Gusht, 2015 22:29

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shpallur fituesit për organizimin e një eventi, që do të zhvillohet në shtator.

Studio EGA Sh.p.k, adresa: ROME (RM) VIALE TIZIANO, 19 CAP 00196 ka fituar të drejtën të organizojë eventin “Lutja e Paqes 2015”, Tiranë 6-8 Shtator”. Sipas termave të kontratës, kohëzgjatja e saj do të jetë nga data 31/08/2015 deri më 09/09/2015.

Sipas ministrisë, “kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Studio EGA S.r.l RM-426456; Vlera e ofertës: 83,089,396 lekë pa TVSH

Ujkut mëlçitë në qafë. OSHEE Durrës i jep tender inxhinierit të vet

Postuar në 25 Gusht, 2015 17:05

OSHEE Durrës i jep një tender 300 mijë USD kompanisë private të kryeinxhinierit të vet Plator Mehmeti. Syri.net zbardhi sot një kontratë prokurimi, që ngre dyshime të forta për korrupsion. Bëhet fjalë për një prokurim me negocim të drejtpërdrejtë, pa tender dhe pa shpallje paraprake të kontratës, përmes të cilit OSHEE e Durrësit ka blerë 33.6 milionë lekë ose mbi 300 mijë dollarë materiale elektrike.

Administrata, “kualifikime” non stop. OSHEE mbi 500 mijë euro tender për të trajnuar stafin...

Postuar në 17 Gusht, 2015 19:43

Plot 720 milionë lekë të vjetra nga fondet e veta (mbi 500 mijë euro), planifikon të harxhojë OSHEE, për kualifikimin e stafit. Syri.net zbulon një tjetër institucion që “investon” për kualifikimin e stafit të tij. Sipas Syri-t, kriteret e konkurrentëve duken të specifikuara për një kompani të paracaktuar. Pasi 150 veta staf e kaq pedagogë nuk i ka as fakulteti i inxhinierisë elektrike. Ky është një dokument kuptimplotë që tregon se përse përdoren paratë e qytetarëve që po bëjnë burg për 30 mijë lekë të vjetra energji të papaguar.

Subscribe to RSS - tender