leke tasi
Nga ana ‘e duhur’ e historisë
73 vjet më parë, ekzekutimi At Aleksandër Lipes
Tradhëtia e përgënjeshtruar e ish-gjeneralëve shqiptarë*
Me të drejtë gazetari Afrim Imaj e vlerësoi në hyrje të intervistës ish-numrin një të Prokurorisë komuniste, z. Rrapi Mino, si një person jo të egër, por as edhe naiv. Kjo ndihmon këdo që do të kuptojë realitetin e atëhershëm, përtej paragjykimeve të prera pro dhe kundër personave që ishin përfshirë në të. Intervista e vërtetoi me vetë faktet e treguara se kushdo, madje ata me pozitë të lartë, paçin qenë fillimisht me vullnet të mirë apo të keq, kanë qenë thjesht të kapur nga mekanizmi i hekurt i paligjësisë, pra numra.
Mënyra si shtyjmë tjetrin
Është e njohur psikologjia e vendit të vogël. Të gjithë të mbushur me veten. Unë dhe miqtë e mi, të tjerët s’ekzistojnë. Ka filluar të ndryshojë, por rezistenca është e madhe dhe boll e suksesshme. Artistët, kampionë në këtë izolim plural, unë dhe grupi im mbi gjithë të tjerët! Le të ketë artisti më shumë nevojë për tjetrin, për kritikën e kolegut dhe jo për lëvdatat e përgjithshme që e mbajnë të kënaqur në sheshin e fshatit. Mëkat të jenë ata më të izoluarit, ta shpërfillin shokun, punën, artin n’atë shkallë sa të mos marrin mundimin të venë e ta shohin.