gjoshi
Dixhitalizimi, RTSH-ja: Duhen 200 milionë lekë investime. Janë 4 milionë euro që duhen rikthyer
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, ka paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Medias disa probleme që paraqiten në procesin e dixhitalizimit. “Problemi është që në projektin e dixhializimit janë lënë jashtë 11 pika që përbëjnë shtyllën kurrizore të transmetimeve. Këto pika kanë nevojë për kulla të reja, punime civile të reja, kanë nevojë për kushte të caktuara kondicionimi dhe furnizimi me energji elektrike e karburant.