prishtine
Shefi i CIA-s viziton Kosovën
Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe në të ka qenë i pranishëm edhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Pavarësisht se zyrtarisht nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ambasada Amerikane apo institucionet shtetërore në Prishtinë, vizita e Burns duket se është ndalesa e radhës e një turi në rajon.
Dialogu në ngërç, mediat serbe: Katër kushtet e reja të Beogradit
Mediat serbe shkruajnë se Beogradi ka katër kritere, me të cilat kushtëzon rifillimin e dialogut me Kosovën. Ky i fundit, pezull prej disa kohësh, është vënë në dyshim ditët e fundit pas situatës së krijuar lidhur me target serbe. Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar targave serbe në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se në këtë moment nuk ka kuptim të rifillojë dialogu.
Pala serbe pretendon se janë disa pika të marrëveshjes me ndërmjetësimin e Brukselit, të cilat Kosova nuk i ka respektuar.
Gjashtë të akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit
Zyra e Prokurorit Special në Prishtinë ka ngritur akuzë për gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e përfaqësuesit lokal të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç më 16 janar 2018.
FotoLajm/Mbështetje publiçitare
Pjesëmarrja e presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në ceremoninë e 20-vjetorit të festimeve për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë fitoi edhe një tjetër kontekst që lidhet me krizën politike në Shqipëri dhe qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara për këtë situatë.
Rastësi protokollare ose jo në krah të kryeministrit Rama gjatë ceremonisë ishte ulur Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Methju Palmer, i cili u pa të bisedonte më të, ndërsa dy vende më tutje presidenti Meta qëndronte i veçuar.
Lë Vetevendosjen, mban Prishtinën
Thellohet kriza në lëvizjen majtiste të Kosovës. Pas afro 7 vitesh aktivitet politik në radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqjen nga kjo parti. Në një psotim në rrjetet sociale ai thotë se është i zhgënjyer nga debati i brendshëm te Vetvendosja dhe përplasjet mes njerëzve që dikur i bashkonin të njëjtat kauza.
Kosovë, seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit për ajrin e ndotur në Prishtinë
Në Kosovë, parlamenti është thirrur në seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare që i referohen një njoftimi të kreut të Kuvendit, Kadri Vesesli sipas të cilit seanca do të zhvillohet “që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet”.
Tirana, jo në axhendën e Hahn. Të premten viziton Prishtinën
Qeveria pret të mërkurën opinionin e Komisionit Europian për ecurinë e reformave dhe një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit pas dritës jeshile nga Parlamenti Europian.
Përpjekje për të korrigjuar diçka nga deklaratat e Beogradit. Kufiri dhe keqkuptimet mbeten...
Kryeministri Edi Rama ka menduar të përballet në kohë me atë që nesër do të mund të quhej “Sindroma e Beogradit”, duke shkuar në Kosovë për të dhënë një intervistë për Klan Kosova. I akuzuar prej shumëkujt se me deklaratat e tij në takimin me kryeministrin serb Aleksander Vuçiç, në takimin e javëve të fundit, Rama nuk ia ka dalë të mposhtë atë furi diskutimesh që shpërtheu vetëm me një foto me Hashim Thaçin e me disa statuse në Facebook.
Fotolajm/Protestues si profesion
Para dy javësh u fotografua në protestën e Lëvizjes Vetvendosje në Prishtinë me banderolën e dronit që u ngrit në Beograd dhe një sëpatë duke protestuar kundër Zajednicës dhe pro bashkimit kombëtar të shpallur nga Albin Kurti. I njëjti personazh u pa edhe në protestën e opozitës shqiptare në Tiranë, me të njëjtën banderolë dhe sëpatë në dorë. Për mediat në Tiranë deklaroi se është i frymëzuar nga ideja e bashkimit kombëtar dhe të mos lejojë që Shqipëria të bëhet si Siria
Shuplakë vllazërore për ministreshën nga Tirana
Protokollet e kanë dashur që Tirana të shihet si “nëna” përbashkuese e interesave politike në Kosovë e Maqedoni, madje vizitat e politikanëve të Shqipërisë kanë ushqyer idenë e ëndrrës së bashkimit nën flamurin kuq e zi sa herë që liderëve nga Tirana u duhej ndonjë kolpo elektorale.