FotoLajm/Mbështetje publiçitare
Pjesëmarrja e presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në ceremoninë e 20-vjetorit të festimeve për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë fitoi edhe një tjetër kontekst që lidhet me krizën politike në Shqipëri dhe qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara për këtë situatë.
Rastësi protokollare ose jo në krah të kryeministrit Rama gjatë ceremonisë ishte ulur Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Methju Palmer, i cili u pa të bisedonte më të, ndërsa dy vende më tutje presidenti Meta qëndronte i veçuar.
Shfaqja e zotit Rama sa në krahun e Juncker tek prehri i Palmer sigurisht që për mazhorancën do shitet si fitore publiçitare.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë zyrtari amerikan në një intervistë për Top Channel deklaroi se Lulzim Basha e Monika Kryemadhi do të mbanin përgjegjësi nëse në protestat e opozitës do të kishte dhunë, ndërsa lidhur me anullimin e zgjedhjeve Departamenti i Shtetit mbajti linjën e pasojave ligjore të vendimit.
Add new comment