ndarja etnike

“BE-ja ka diskutuar Platformën e Tiranës, por nuk e dënon dot publikisht së dëmtohet Edi Rama”

Postuar në 07 Prill, 2017 14:00

Presidenti maqedonas George Ivanov ka vijuar edhe dje me interpretimin e Platformës së Tiranës si dokument që cenon rendin kushtetues të vendit. Në një intervistë për televizionin kombëtar kroat, HTV, Ivanov shprehet se platforma e adoptuar nga partitë shqiptare, e kthen Maqedoninë nga një vend multetnik unitar në një vend binacional. Sipas tij dokumenti çon në amendim të Marrëveshjes së Ohrit, duke lënë të kuptohet se teknikisht Platforma nuk rrjedh por mbivendoset mbi të.

Oferta e Gruevskit: Mbështetje për Zaevin kryeministër, nëse heq dorë nga Platforma e Tiranës

Postuar në 27 Shkurt, 2017 09:26

Nikola Gruevski ka bërë lëvizjen e fundit për të ndalur institucionalizimin e asaj që thirret si Platforma e Tiranës, apo dokumenti i partive shqiptare në Maqedoni, i cili vendos kushte të reja për konstitucionalizimin e të drejtave shqiptare aty. Në një poostim në faqen e tij në Facebook, cituar nga agjencia MIA, Geruevsi i premton kreut të LSDM-së, Zoran Zev se do të japë votot për krijimin e qeverisë së tij, pra votat e VMRO-DPMNE për LSDM-në, edhe nëse Zaev synon ndjekjen penale ndaj Gruevskit. KJo vetëm nëse kreu I opozitës heq dorë nga pranimi i Platformës së Tiranës.

Subscribe to RSS - ndarja etnike