perjashton
Trump nuk lejon disa media në konferencën për shtyp
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka përshkallëzuar konfliktin me mediat. Shtëpia e Bardhë bllokoi këtë të premte disa nga mediat më të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare nga deklarata e zakonshme për shtyp e zëdhënësit të qeverisë amerikane. Mes mediave që nuk u lejuan në sallë është gjiganti CNN. Të tjera media prestigjoze që ishin pjesë e censurës nga Shtëpia e Bardhë janë Nju Jork Tajms, LA Times, Politico apo edhe media ndërkombëtare si britaniket BBC apo Daily Mail.