kim jong nam
Vëllai i diktatorit korean u eliminua me armë toksike
Vëllai i diktatorit koreanoverior, Kim Jong Un, u vra me një armë kimike, veçanërisht toksike, të njohur si elementi neurotoksik VX. Ky është përfundimi i ekspertizës mjekoligjore që u bë publike nga autoritetet malejziane.
Substanca në fjalë konsiderohet nga OKB si armë e shfarosjes masive. Megjithatë Koreja e Veriut këmbëngul se vrasja e Kim Jong Nam është një skenar kundër Penianit.
Në një deklaratë të përcjellë nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve thuhet se vëllai i udhëheqësit koreanoverior vdiq nga një atak kardiak.
Publikohet video e vrasjes së vëllait të diktatorit koreanoverior
Një video e publikuar nga televizioni japonez Fuji, mendohet se paraqet momentin e vrasjes së vëllait përgjysmë të liderit koraeno verior në kryqytetin malajzian. Personi që mendohet se ëhstë Kim Jong – nam sulmohet në aeroportin e Kuala Lumpurit nga dy gra, që mendohet se janë njëra nga Indonezia dhe tjetra nga Vietnami. Njëra e mban nga krahët, kurse tjetra i hedh në fytyrë helm me veprim të shpejtë. Më pas tregohet personi që shoqërohet në klinikë. Autoritetet maljaziane kanë vendosur të bëjën autopsinë, por ambasdori koranoverior protestuar duke kërkuar motivet e këtij veprimi.