nendetese

Turqia furnizohet me 6 nëndetëse ofensive nga Gjermania

Postuar në 08 Maj, 2018 20:06

Kompania  ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS) do t’i dorëzojë Ankarasë gjashtë nëndetëse ofensive të cilat janë bashkëprodhim me një kompani turke. Pëlqimi për ndërtimin e tyre ishte dhënë në vitin 2009 nga qeveria gjermane.

Sipas ARD, ndërtimi i nëndetëseve të klasit 214 kishte filluar në 2015 dhe kishte vazhduar edhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi. "Armatimet që i janë dhënë Turqisë në formën e nëndetësese agresive janë plotësisht të përshtatshme për një ofensivë turke në Mesdhe"- tha Sevim Dağdelen, zëdhënëse e partisë, Die Linke.

Rusia nis ndertimin e nëndetëseve të reja bërthamore

Postuar në 08 Nëntor, 2017 11:15

Rusia ka filluar ndërtimin e nëndetëseve të reja bërthamore Borey-B, njoftoi kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valeriy Gerasimov.

Ai tha se lloji i nëndetëseve Borey tashmë i është bashkuar forcave detare strategjike bërthamore të vendit, duke theksuar se përfshirja e tyre është  “mundësoi modernizimin e 82% të flotës së nëndetëseve bërthamore"

Francezët e “DCNS” fitojnë kontratën më të madhe të mbrojtjes në Australi: 50 miliardë dollarë për ndërtimin e 12 nëndetësve

Postuar në 26 Prill, 2016 13:59

Konsorciumi francez “DCNS” ka fituar një kontartë prej 30 - 50 miliardë dollarë për ndërtimin e 12 nëndetësve konvencionale të klasit “Barracuda”.  Kontraktor është qeveria australiane e cila përmes kryeministrit të vet, Malcolm Turnbull njoftoi lidhjen e kontratës në fjalë e cila është një fitore për francezët që u përzgjodhën në këtë garë përballë gjermanëve të “ThyssenKrupp” dhe japonezëve të “Mitsubishi-Kaëasaki”, kompani që ofronin respektivisht modelet “Type 216” dhe “Soryu”.

Një shembull nga Rusia për turizmin në objektet ushtarake(jo me konçesion)(video)

Postuar në 16 Gusht, 2015 22:44

Rusia ka hapur për turistët një bazë navale në Balaklava në Sevastopol të Krimesë, e cila shërbente dikur për nëndetëset. Siç raporton media ruse “Russia Today”, kompleksi dikur ishte tepër sekret dhe njihej si Objekti 825 GTS dhe ndodhet nën tokë. Objekti ka tërhequr shumë turistë, çka na çon në mendje Porto Palermon në Shqipëri. Do të ishte një ide e mirë që objekti i tuneleve të nëndetësve të hapej për turistët, edhe sepse ka fitim. Ndoshta një ditë edhe ndodh, por të urojmë jo me konçesion.

Subscribe to RSS - nendetese