ali mehmeti

Reflektimet e marrëveshjes së Rambujesë sot

Postuar në 09 Gusht, 2024 21:32

 

Sa herë nuk i kuptojmë sjelljet e ndërkombëtarëve, është mirë ta lexojmë dhe rilexojmë Marrëveshjen e Rambujesë nga viti 1999. Analizimi serioz i Marrëveshjes së Rambujesë, me 86 faqet e saj në versionin origjinal në gjuhën angleze, për politikanët shqiptarë dhe jo vetëm, sot dhe për shumë vite të ardhshme, mund të shërbejë si fanar për t’u orientuar në një det të trazuar, të cilit aq shumë i ngjan sot politika ndërkombëtare.

A mund të shkojmë edhe më djathtas sesa jemi?

Postuar në 05 Korrik, 2024 09:12

 

Çorapja e zezë në Beograd

Postuar në 26 Gusht, 2023 08:02

Kryetari malazez i Komiteti të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, ish ministër i punëve të jashtme dhe ambasadori i parë i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të ShBA-ve në Sërbi, Kristofer Hill, me rastin e qëndrimeve dhe opinioneve të tij, të shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Gazeta e Podgoricës “Pobjeda”, e datës 24 gusht, e transmeton në tërësi https://www.pobjeda.me/clanak/crna-carapa-u-beogradu

Pse po falimenton telekomi i Kosovës?

Postuar në 02 Shkurt, 2019 00:14

Të arrish të zbresësh të hyrat e Telekomit të Kosovës nga 182.5 milionë euro në 70.2 milionë euro, kurse fitimin prej 97.7 milionë euro ta shndërrosh në humbje prej 51 milionë euro, duhet të jesh vërtet talent !

Ata (nuk) kanë ide !?

Postuar në 07 Janar, 2018 20:56

Të gabosh është njerëzore; të pranosh gabimin dhe ta korrigjosh, është madhështore

Sikur të kishin ide të konkurueshme, ata do i ballafaqonin me idetë e të tjerëve. Në sistemin demokratik pastaj votohet për ide të ndryshme dhe në fund fiton njëra. Madje edhe idetë mund të kombinohen dhe plotësojnë njëra tjetrën për interesin e organizatës.

Zgjedhjet për jetë a vdekje!?

Postuar në 21 Qershor, 2017 22:48

Zgjedhjet në Shqipëri të datës 25 qershor mund t’i japin fund kaosit, Gërdecit, Lazaratit, firmave piramidale, faljes së mijëra kilometrave katror det fqinjit grek, vjedhjeve marramendëse nga ndërtimi i Rrugës së Kombit, vrasjes së protestuesve me duar në xhepa në bulevard, sjelljes servile ndaj Serbisë dhe Greqisë, ndalimit të ndërtimeve kaotike mbi kanale vaditëse apo ato kulluese, eksploatimit të egër të resurseve natyrore për llogari ekskluzivisht private, .... dhe të gjitha këto për fajin e mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Pse nuk ndryshon Serbia

Postuar në 13 Shkurt, 2017 08:27

Pas përfundimit të luftërave të fundit në ish Jugosllavi në vitin 1999 të shkaktuar nga hegjemonizmi serb, ardhjes së Zoran Gjingjiqit në pushtet në Serbi dhe sidomos pas shkuarjes së Millosheviqit para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë në vitin 2001, filloi të shpresohet se në Serbi po fryn erë ndryshimi. Ndoshta edhe do të ndodhte ndonjë ndryshim i vogël, sikur të mos ndodhte vrasja e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq në vitin 2003.

Subscribe to RSS - ali mehmeti