fatos dervishi
Vettingu, mes dënimit politik të Fatos Nanos dhe refuzimit të një vize amerikane
Sot gazeta “Tema” publikon një intervistë me Fatos Dervishin, ish-zv.prokuror i Përgjithshëm gjatë viteve 1994-1998. Dervishi është i njohur për opinionin pasi ai ishte pjesë e hetimit të Fatos Nano, i cili u arrestua në korrik të vitit 1993 nën akuzën e korrupsionit. Po kështu z. Dervishi ka qenë pjesë e akuzës për çështjen “Arsidi” dhe atë të minoritarëve për të ikur drejt SHBA-së në vitin 1998. Z. Dervishi bën me dije në këtë intervistë se ai synon të jetë pjesë e Prokurorisë Speciale, apo Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të godasin korrupsionin.