anonymous

Trump po instalon fashizmin. Rezistencë tani, ose më vonë do të kemi kosto të mëdha!

Postuar në 08 Shkurt, 2025 14:00

Grupi i njohur si "Anonymous" ka dalë me një paralajmërim së fundmi, duke cilësuar se administrata e re e Donald Trump po vepron me shpejtësi në periudhën tranzitore për instalimin e fashizmit. Sipas një videomesazhi të shpërndarë në rrjetin X, nuk flitet më për kundështim dhe opozitës, por për Rezistencë dhe luftë ekonomike ndaj më të varfërve të SHBA.

Grupi vë në dukje se besimi te SHBA po rivlerësohet në shkallë globale dhe se tani është momenti që populli amerikan të veprojë, pa i lënë kohë administratës të konsolidojë pozitat.

Hakerimi “kalon” në Rusi, arrestohet specialisti kryesor i FSB-së për sigurinë kibernetike

Postuar në 27 Janar, 2017 01:21

Hakerat rusë të instruktuar nga Kremlini u bënë çështje kryesore e zgjedhjeve presidenciale amerikane, por një zhvillim i fundit në Rusi mund të ndryshojë optikën rreth kësaj teme. Mediat ruse raportojnë se policia e këtij vendi ka arrestuar së fundmi një nga specialistët kryesorë për sigurinë kibernetike në Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), i cili akuzohet se u ka kaluar informacione shërbimeve sekrete amerikane. Një ngjarje që risjell klimën e Luftës së Ftohtë.

Subscribe to RSS - anonymous