deklarim i rreme
Hetim penal për Alfred Pezën
Çështja e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza zyrtarizohet si objekt pune i hetimit penal. Report Tv raporton sot se “Alfred Peza është vendosur nën hetim për evasion fiskal dhe deklarim të rremë të pasurisë”.
Në lidhje me këtë çështje sipas të njëjtit televizion sot është paraqitur në prokurori ish-bashkëshotja e tij, Adelin Toli që ka deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar.
“Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshorin Alfred Peza”, është shprehur ajo.