masat e reja
Terrorizmi vjen nga jashtë. Masa të reja për Sistemin Informativ të Shengenit
Terrorizmi godet dhe Bashkimi Europian shton masat policore. Ky ekuacion është bërë rutinë tashmë. Kjo që po ndodh këto dy vitet e fundit, kur një dukuri globale me rrënjë të thella, edhe sociologjike si terrorizmi, ekstremizimi, po tentohet të frenohet apo kufizohet duke shtuar masat policore, nuk ka precedent. Menjëherë sapo ndodhi ngjarja e Charlie Hebdot u propozuan masa të reja, sapo ndodhi ngjarja në Bataclan e njëjta gjë, goditja në Nice provokoi të njëjtin reagim.