mafia turke
Zbulohet ambasadë amerikane false në Ghana. Menaxhohej nga mafia turke dhe ghaneze
Ambasadë amerikane false në Ghana. Ja një aktivitet për të cilin nuk të shkon mendja, por që është bërë realitet nga rrjetet kriminale turko-ghanese. Në lojë edhe një avokat me seli në Acra. Lajmi është njoftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas një hetimi të autoriteteve të Ghanës. Për një dekadë “ambasada” lëshonte viza autentike të marra në mënyë ilegale. Gjoja – ambasada u mbyll këtë verë dhe deri në atë moment ajo ishte vendosur në një godinë dy katëshe, një flamur amerikan që valëvitej dhe në brendi një foto e presidentit Obama.