Aleppo

Terror në Siri, sulm kamikaz mbi kolonat e të uriturve (Video)

Postuar në 15 Prill, 2017 19:21

Për dhjetra viktima raporton televizioni shtetëror sirian nga një sulm kamikaz në periferi të Alepos, ku shumë civilë po përgatiteshin të linin fshatrat e tyre për t’i shpëtuar urisë.Masakra  ndodhi kur një makinë bombë shpërtheu në një stacion autobusi, teksa po zbatohej marrëveshja për shkëmbimin e banorëbe mes mes rebelëve dhe ushtrisë siriane. Siç bëhet  e ditur në autobusë ndodheshin banorët e dy fshatrave të evakuuar. Autobusët transportonin banorë shiitët të cilët ishin në mbështeje të qeverisë siriane dhe po braktisnin shtëpitë e tyre sipas ujdisë me rebelët.

Obama ngre gishtin: Assad e Putin i kanë duart me gjak

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 11:23

Në konferencën e fundit para nisjes së pushimeve në Havai, presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se "e tërë bota ka parë tmerrin e sulmit brutal"  nga forcat e armatosura të presidentit sirian Bashar al-Assad në Aleppo me mbështetjen e Rusisë. Sipas tij, sulmet kanë pasur shënjestrim të qëllimshëm të stafit mjekësor dhe të moshuarve, por nga tereeni ka patur edhe dëshmi për therje të civilëve që  vërtetojnë se Damasku dhe Moska i kanë "duart me gjak”

Tjetër disfatë e SHBA në Siri, Assad i ndihmuar nga Rusia merr nën kontroll Aleppo-n (Foto, Video)

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 10:24

Forcat mbështetëse të presidentit Assad në Siri  janë "momentet e fundit para shpalljes së “fitores" në një nga betejat më të përgjakshme të konfliktit që mban të mbërthyer vendin prej më shumë se 3 vjetësh. Aleppo raportohet që në pjesën më të madhe të ketë kaluar në duart e ushtrisë qeveritare, e ndihmuar edhe nga forcat ruse. Me rënien e Aleppos-s, presidenti Assad efektivisht ka nën kontroll dhe 5 qendra të rëndësishme të Sirisë, si Damssku, Homs, Hamas dhe Latakia.

Spitali i fëmijëve bombardohet gjatë raportimit live (Video)

Postuar në 19 Nëntor, 2016 09:14

Skena terrori ka regjistruar ekuipazhi i rrjetit televiziv arab Al Jazeera në Aleppo të Sirisë. Gazetari i ishte duke raportuar mbi kushtet në spitalet e qytetit, kur zona afër ndërtesës u bombardua nga aviacioni sirian. Bombardimi ndodhi herët në mëngjes të premten. Spitali për fëmijët, në të cilin trajtohen edhe të plagosurit e luftës ka funksionuar normalisht. Papritmas, ndërsa gazetari i veshur me një jelek antiplumb raporton nga brenda godinës, spitali është tronditur nga themelet, energjia elektrike shkëputet dhe materialet e ndërtimit bien mbi kokat e mjekëve dhe infermierëve.

Subscribe to RSS - Aleppo