Spitali i fëmijëve bombardohet gjatë raportimit live (Video)
Skena terrori ka regjistruar ekuipazhi i rrjetit televiziv arab Al Jazeera në Aleppo të Sirisë. Gazetari i ishte duke raportuar mbi kushtet në spitalet e qytetit, kur zona afër ndërtesës u bombardua nga aviacioni sirian. Bombardimi ndodhi herët në mëngjes të premten. Spitali për fëmijët, në të cilin trajtohen edhe të plagosurit e luftës ka funksionuar normalisht. Papritmas, ndërsa gazetari i veshur me një jelek antiplumb raporton nga brenda godinës, spitali është tronditur nga themelet, energjia elektrike shkëputet dhe materialet e ndërtimit bien mbi kokat e mjekëve dhe infermierëve. Një dëshmi për përmasat reale të konfliktit që po konsumohet në Siri dhe ku paqja duket ende larg.
Add new comment