sigurimi i shtetit
Siguria kombëtare dhe marrëdhëniet mes shteteve në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Në Tiranë është mbajtur këto ditë seminari me temë “Aksesi në Dokumentet Historike” me kontributin e Autoritetit të Dosjeve dhe në kuadër të një vizite të një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë këtij seminari, një fjalë e ka mbajtur edhe drejtuesja e Autoritetit, Gentiana Sula ka informuar se janë deklasifikuar 317 051 fletë dokumentacion, përveç 13 300 fletëve që u zbardhën gjatë muajit mars. Ndër të tjera Sula ka thënë se:
Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit/32 milionë faqe dokumente në katër dekada
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimi mbi këto dokumente ka qenë prej vitesh një nga dilemat e mëdha me të cilat është përballur shoqëria shqiptare pas periudhës së komunizmit. Edhe pse një proces tashmë i vonuar, hapja e dosjeve duket se ka filluar të japë informacion dhe të hedhë dritë mbi vitet e diktaturës përmes ngritjes së institucionit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Dosja e Bujar Sheshit, Autoriteti i Dosjeve konfirmon bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit
Menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se do të hetojë vetëdeklarimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, në kuptim të detyrimeve për zbardhjen e të shkuarës së tij, ka reaguar Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Do hapen dosjet? Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi nuk mungon të bëjë parapritë me legjendën e "dosjeve të zhdukura"
Sa herë që në Shqipëri hapetr çështja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, do të shfaqet Fatos Klosi. Përherë me terma relativizues, gati nihilistë për rëndësinë e hapjes së dosjev, ish-kreu i Shërbimit Informativ e ka kryefjalë të prononcimeve të veta se “dosjet janë zhdukur”, ose “asgjë nuk do të ndodhë”. Nuk mund të mungonte as kësaj radhe, kur me një prononcim për gazetën “Sot”, Klosi, që ka fituar një si lloj ndjesie prej menaxheri për sekretet e shtetit, ka dalë e ka përsëritur të njëjtën gjë:
Gjykata detyron SHISH të deklasifikojë analizat vjetore të Sigurimit të Shtetit për vitet ’80-‘89
Gjykata Administrative e Tiranës ka hapurr rrugën për aksesin në disa dosje të Sigurimit të Shtetit.
Vendimi ka ardhur pas një kërkese të rrjetit gazetaresk BIRN për informacion, bazuar më ligjin për informimin, që përfundoi në shqyrtim gjyqësor.
“Më 6 mars 2016, gazetari Gjergj Erebara i BIRN Albania i kërkoi SHISH përmes një kërkese për të drejtë informimi analizën vjetore të Sigurimit për vitet 1980-1989 dhe numrin e personave të ndjekur për figura të ndryshme armiqësore, referuar dosjeve të kategorisë 2A për të njëjtën periudhë.