Filipine

Duerte i Filipineve deklaron tërheqjen nga politika

Postuar në 02 Tetor, 2021 11:28

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njoftoi tërheqjen nga planet për të kandiduar për zv.president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Duterte tha se do të tërhiqet nga politika pasi të përfundojë mandatin aktual, raporton Al Jazeera.

Në vend dhe me “bekimin” e tij, për postin e zëvendëspresidentit do të kandidojë ish-bashkëpunëtori i vjetër dhe senatori Bong Go.

Video/Aktivizohet vullkani Taal në Filipine

Postuar në 05 Korrik, 2021 00:19

Vullkani Taal në Filipine është riaktivizuar këto ditë duke detyruar evakuiimin e më shumë se 2000 personave. Taal është një ndër më aktivët në vend dhe ndodhet në atë që quhet Unaza e Zjarrit në Paqësor.

Autoritetet kanë bërë me dije se nga aktiviteti i fundit vullkanik rrezikohen që t’i ekspozohen emetimeve të gazit helmues më shumë se 317 000 njerëz.

Në Filipine zbulohet homo luzonensis, specie e panjohur hominini

Postuar në 10 Prill, 2019 22:56

Një grup shkencëtarësh nga qendra të ndryshme universitare të botës kanë zbuluar një specie të re njerëzore në Filipine. Specia e re është quajtur Homo Luzonensis, nga ishulli Luzon ku u gjetën fosilet 50 mijë vjeçare. Sipas mediave që raportojnë gjetjet, shkencëtarët janë shumë entuziastë se gjetjet do të japin një shtysë cilësore për kuptimin më të mirë të evoucionit njerëzor.

Filipine/Zbulohet prania e hominidëve 709 mijë vjet më parë

Postuar në 03 Maj, 2018 12:26

Historia e njeriut modern duket se nuk është shkruar ende ashtu siç ka qenë në realitet. Zbulimet e njëpasnjëshme të bëra në vitet e fundit hedhin dritë për fillime shumë më komplekse nga sa është besuar deri më tani. Dhe një nga këto dilemma përbën datimi.

Një zbulim i fundit në Filipine e vendos praninë e njeriut, apo të hominidiëve që jo domosdoshmërisht janë Homo Sapiens, në hapësirën mes 631 mijë  - 777 mijë vjet më parë me vlerësimin më optimal në 709 mijë vjet. Kjo kohë është përpara kohës kur mendohet se ëstë shfaqur specia jonë.

Videolajm/ISIS shkatërron një Kishë Katolike në Filipine. Presidenti Duerte: Vritini të gjithë, urdhri im është t'ju vrasin

Postuar në 06 Qershor, 2017 08:38

Agjencia e Lajmeve të Shtetit Islamik, Amaq, ka publikuar videon e shkatërrimit të një kishe katolike në Filipine në qytetin e Maraëi. Ata kanë marrë peng priftin, Teresito Seganob dhe 200 njerëz të tjerë. Presidenti Duerte ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë negociim me terroristët, duke shtuar se: “Ju mund të vrisni të gjithë pengjet, por unë nuk do të bisedoj me ju. Urdhëri im është që mbi ju të qëllohet dhe t’ju vrasin”.

Vdekja vjen natën - Duerte i pamëshirshëm

Postuar në 06 Janar, 2017 00:02

Rodrigo Duerte me siguri që do të lërë gjurmë në historinë e Filipineve. Në qershor 2016 ai mori detyrën e presidentit dhe premtoi luftë të pamëshirshme ndaj narkomanëve. Rezultati i këtij premtimi të mbajtur është 6000 të vrarë nga një fushatë policore me tolerancë zero. Viktimat vriten natën, përdorues apo trafikues, pa proces gjyqësor, duke njoftuar kështu një betejë gati finale.

Subscribe to RSS - Filipine