energjia e rinovueshme
Europa bëhet energjetikisht e vetëmjaftueshme brenda 1 dekade
Sipas një studimi të ri, Evropa mund të heqë dorë nga karburantet fosile dhe të krijojë një sektor energjie të vetëqëndrueshëm duke shpenzuar rreth 2 trilionë euro (2.1 trilion dollarë) në diell, erë dhe burime të tjera rigjeneruese deri në vitin 2040.
Arabia Saudite i kthen sytë nga energjia e rinovueshme
Arabia Saudite po i kthen sytë nga burimet e energjisë që nuk dëmtojnë mjedisin. Ministri i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, njoftoi së fundmi se Arabia Saudite nuk është më një vend prodhues i naftës.
"Arabia Saudite nuk është më thjesht një vend nafte, është një vend që prodhon energji," i tha ai S&P Global Platts këtë javë.
Ambiciet e reja të Arabisë Saudite përfshijnë prodhimin e gazit, burimet e rinovueshme dhe hidrogjenin.
“Unë e nxis botën ta pranojë këtë si një realitet. Ne do t’ia dalim në të gjitha këto aktivitete".
Marrëveshja/Banka Europiane e Investimeve ndërpret financimet për karburantet që nga viti 2021
Banka Europiane e Investimeve ka vendosur së fundmi të ndalë çdo financim për karburantet si nafta, qymyri apo gazi. Bllokimi i financimit nis që nga viti 2021 datë që u përcaktua nga presioni i Gjermanisë dhe Italisë që ishin skeptike për këtë vendim.
Ky vendim nxjerr nga tregu eurpoian një vlerë investimi prej miliarda eurosh, mjafton të merret parasysh se mes viteve 2013-2018 janë akorduar 13.5 miliardë euro.
Pikëpyetjet mbi Ligjin i ri për Energjinë e Rinovueshme, pse humbasin investitorët
Drafti i ri për Ligjin i ri për Energjinë e Rinovueshme sjell ndryshime thelbësore në trajtimin e investimeve të ardhshme në këtë sektor, por njëkohësish prek edhe investimet ekzistuese, vlera e të cilave arrin në 400 milionë euro.
Një ndër elementët kryesorë që shqetëson investorët në draftin e ligjit është fakti se çmimi i blerjes që shteti u garanton prodhuesve të energjisë do të përcaktohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë.