lanc
Partizanët dhe trasta e popullit (Dokumenti)
Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar në “Facebook” një dokument që tregon statusin e partizanëve gjatë LANÇ-it në raport me popullatën dhe të mirat materiale që u viheshin në dispozicion atyre nga të ardhurat e fshatarëve. Publikimi i këtij dokumenti vjen pas debatit të fortë lidhur me dekorimin e 67 ballistëve nga presidenti Bujar Nishani. Ja çfarë thotëDervishi referuar dokumentit:
Dekorata e Presidentit dhe një krim i pranuar nga vetë PPSH
Kastriot Dervishi, ish- drejtor arkive në Ministrinë e Brendshme, gazetar dhe autor i disa librave të pajisura me burime arkivore, poston një përmbledhje të shkurtër mbi ngjarjen e vitit 1943 në Lushnje. Dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti Nishani ka zgjuar disa reagime që mëtojnë të konservojnë drejtësinë e luftës, duke mohuar krimin dhe vënë në tryezë elementin e bashkëpunimit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1943, një vit pas Pezës ku Balli ishte firmëtar dhe pak ditë nga Mukja, ku të dyja palët erdhën në marrëveshje.