kontrolli radiometric
Nuk arrijmë të kontrollojmë plehrat kimike për bujqësinë, por do kontrollojmë mbetjet në doganë?!
Dje kryeministri Edi Rama ishte në Strumë të Fierit ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa banorë. Fjala e tij dhe pyetjet e disa banorëve janë publikuar edhe në faqen e kryeministrisë, por disa pyetje janë lënë jashtë. Kështu pasi u ka folur për ujitjen dhe për shembullin e Italisë në menaxhimin e mbetjeve, Kryeministri është pyetur edhe nga një banor i zonës për plehrat kimike dhe farat. “Dua të spërkas serën...por nuk di se çfarë domateje më del”, i ka thënë ndër të tjera banori duke lënë të kuptohet se ka pasiguri në kimikatet e liçencuara që janë në treg.