porto romano
Koncesioni i Porto Romanos, Gjata: Shitje e sovranitetit te Kastrati, do ta zhbëjmë
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, e cilëson rast flagrant korrupsioni, shitje sovraniteti dhe tradhti ndaj interesave të shqiptarëve shtesën e kontratës koncesionare që Parlamenti miratoi sot për portin në Porto Romano. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Gjata tha se një marrëdhënie e tillë korruptive bën përgjegjës njësoj si palën që e jep koncesionin, edhe palën që përfiton prej tij. Sipas Gjatës, opozita do ta shfuqizojë këtë kontratë dhe do t’u kërkojë organeve të drejtësisë hetimin e saj.
Pse nuk nis puna për mbetjet në Shqipëri përpara se të flitet për importin?
Katastrofë mjedisore, ky është emri i asaj që ndodh në vend depozitimin e mbeturinave në Porto Romano në Durrës. Kamera e TemA TV sjell pamjet që nuk kanë nevojë për koment nga fusha që është vetëm pak kilometra larg qytetit të dytë më të madh në vend.