shenjterim
Shenjtërim dhe gjeopolitikë
Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe procedurat e nisura nga Vatikanit për shenjtërimin e priftit kardinalit katolik Stepinac kanë zgjuar ndjeshmëri në qarqe jo vetëm fetare, por edhe mediatike e mesa duket edhe politike në Ballkan.
Gazeta konservatore greke "Kathimerini" shkruan se Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka reaguar ashpër, po ashtu edhe Beogradi. Në një lëvizje simbolike Patriarku Bartolomeu vizitoi kampin e Jasenovaç në Kroaci ku u masakruan nga gjermanët mbi 50 mijë serbë, 80 mijë hebrej dhe 30 mijë romë.