targat
Serbia njeh përfundimisht targat e Kosovës
Qeveria e Serbisë miratoi një vendim me të cilin njeh targat e Republikës së Kosovës. Kreu i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviç, tha se nga 1 janari, të gjitha automjetet me targa të Kosovës mund të kalojnë pa problem në të gjitha pikat kufitare administrative.
Kjo sipas tij është bërë “ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar lëvizjen e lirë të individëve” dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.
Mësime të hidhura realizmi për Kosovën
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se “komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Prishtinës që të shtyjë vendimin për regjistrimin e makinave”.
Teatri i targave mbyllet me fitoren e palaçollëkut ballkanik
Kreu i KFOR-it në Kosovë, Franco Federici ka njoftuar se misioni ka marrë masa për qetësimin e situatës në vend, në përputhje me kuadrin ndërkombëtar që e mandaton.
Siguria shtesë, si një gjobë shtesë
Me miratimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, nuk ka humbur kohë. Ai ka nisur të promovojë Shqipërinë e ekspozuar nga krimi i rrugës, që në statistika të tjera rezulton i ulur. Ky risk i lartë shërben si argument për të imponuar marrjen e masave teknologjike që burojnë nga ligji i ri, gjithnjë me synimin zyrtar siç shprehet ministri: për të çuar në zero goditjet kriminale. Por a është vërtet ky shqetësimi i tij?
Serbia lëshon nga "sovraniteti", hiqen targat eksperimentale për automjetet e Kosovës
Pas më shumë se dhjetë orë bisedimesh, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë kanë përmbyllur në Bruksel marrëveshjen e reciprocitetit për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryenegociatorja për Kosovën Edita Tahiri, deklaroi pas takimit, se marrëveshja e arritur javën e shkuar është konkretizuar me një dokument të shkruar. Sipas dokumentit, regjistrimi i të gjitha targave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës KS/RKS do te fillojë në 15 janar të 2017 dhe do zgjasë një vit, ndërkohë që Kosova do të zgjasë për 5 vjet validitetin e tabelave KS.