Muharem Rama
Kandidati socialist i Dibrës: Nuk më ndëshkon e kaluara e Shukriut, kam dinjitetin tim
Një ditë më parë Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturën e Muharem Ramës për bashkinë e Dibrës. Një emër i minutës së fundit, pasi për kandidat ishte përfolur drejtori i tatimeve të Qarkut të Dibrës, Dionis Imeraj. Muharem Rama është mjek dhe nga sa mësohet ka patur pëlqimin e vetë kryeministrit. Por pyetja që bëhet është sa të vështirë do ta ketë mjeku socialist të tejkalojë efektet që la mbrapa “pelivani” Shukri.