llumi

Fushata prek llumin!

Postuar në 12 Qershor, 2017 15:11

Fushata elektorale ka degraduar në atë që në fakt përfaqësoi në 4 vjet Koalicioni për Shqipërinë Europiane mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një raport interesash dhe banditizmi që u shit deri para pak javësh si busulla europiane e shqiptarëve. Fytyrën e vërtetë të një qeverie me dy kokë që u mbajt në këmbë për të zhvatur deri në fund secili pjesën e vet po e zbulojnë vetë protagonistët. Sot ishte rradha e Luan Ramës të fliste për “llumin” e  qeverisjes në një debat që ka si metaforë shushunjën.

Deklarata e Luan Ramës:

Eri me zhulin, Edi me llumin dhe simetria e mungesës së argumentit

Postuar në 28 Tetor, 2016 14:42

Qeveria e ka përgjigjen për çdo situatë që nuk i shkon përshtat dhe që më mungesë të argumentave e vendos veten në front lufte me të keqen që sipas saj identifikohet ndonjëherë me zhulin dhe ndonjëherë me llumin. Është e njëjta filozofi që në mënyrë simetrike vepron nga bashkia në selinë e kryeministrisë.

Klasa politike e preokupuar për lumturinë individuale, na duhet një lëvizje humaniste

Postuar në 14 Gusht, 2016 09:48

Pothuaj dy shekuj më parë, në kaosin e filozofive të trishta e të depresionit të madh, të luftërave që gjëmonin në Europë midis perandorive, poeti i madh Höderlin bëri një thirrje duke hedhur idenë novatore se jeta duhej jetuar poetikisht, pasi kjo do ta çonte Europën drejt së mirës, humanizmit, drejt dashurisë njerëzore e progresit të vërtetë.

Subscribe to RSS - llumi