70 vjetori i Çlirimit
Dekoratat e Luftës, qeveria nuk tërhiqet pavarësisht amendimit të Taulant Ballës
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rikthyer në vëmendje një çështje që u debatua jo pak, ajo e dhënies së dekoratave veterenëve të luftës me rastin e 70 vjetorit të çlirimit. Presioni publik dhe ai i opozitës bënë që qeveria të pranojë rishikimin e ligjit, duke angazhuar madje Taulantin Balla të dorëzojë një amendim, i cili ka mbetur vetëm në sirtar dhe për ministren Kodheli fjala që duhet thënë në këtë rast është “t’i gëzojnë” medaljet e luftës ata që i morën. Një urim që zë vend në vitin e fundit të mandatit kur po nis të projektohet edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme.