komisariat
Në komisariat Neranxi për parkim të gabuar dhe fyerje të dinjitetit të policisë (Video)
Policia njoftoi shoqërimin në Komisariatin Numër 6 të biznesmenit Nikollaq Neranxi për parkim të gabuar dhe ofendim të punonjesve të policisë. Arsyeja për të cilën policia ka ndaluar biznesmenin ndoshta motivon shoqërimin e tij në komisariat, por të ushtrosh gjuhën e forcës si zgjedhje të parë për mosmarrëveshje të këtij lloji dhe për më tepër kur flitet për biznesmen që përfshihen në listën e tatimpaguesve të mëdhenj, nuk shton në rekordet e policië ndonjë sukses që justifikohet me synimin për të bërë shtet.
Një fëmijë 4 vjeç mbahet 11 orë në komisariat(video)
Qeveria po bën shumë përpjekje për të përmirësuar imazhin e policisë së shtetit, apo për të rritur mundësinë e qytetarëve për të denoncuar, por sërish, rastet abuzive nuk sosin. Madje të tilla që shkojnë në kufij të njerëzores. Sot raportohet se në komisariatin e Pogradecit është mbajtur për 11 orë një fëmijë vetëm 4 vjeç. Ka qenë nëna që ka denoncuar këtë rast, që sipas saj ka sjellë edhe rëndimin e gjendjes së fëmijës e dërgimin e tij në spital. “Majlinda Leka shprehet se i biri ka qëndruar në komisariat pa ushqim dhe pa gjumë, e tani ajo e ka shtruar në polici.
Berisha bën një akuzë publike për vrasje
Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një denoncim që sipas tij i ka mbërritur nga një qytetar i Kavajës. Krahas këtij denoncimi, Berisha shton edhe një të vetin: “Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht! Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Astrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.