pacientet
Studimi: 1/3 e barnave të kancerit janë inefektive, por u rekomandohen pacientëve
Një e treta e barnave të kancerit që kanë marrë miratimin e përshpejtuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vazhdojnë të rekomandohen në udhëzimet klinike, edhe pse testet klinike nuk arrijnë të tregojnë përmirësim në përfundim të tyre.
Pandemia pa fund e pacientëve me CoVid të gjatë
Ndërsa vijon gara e vaksinimit, mjekët dhe shkencëtarët po kthejnë vëmendjen te një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, që njihen si pacientët e Covid-it të gjatë. Janë ajo kategori e njerëzve që vazhdojnë të ndiejnë simptoma shumë kohë pas ditëve ose javëve që konsiderohen normale për sëmundjen. Çuditërisht, këta pacientë janë në moshë të re në disa raste thjesht kanë vuajtur një formë të lehtë të sëmundjes.
OBSH lëshon udhëzime të reja për trajtimin e pacientëve me Covid-19
Beteja me virusin SARS-Cov-2 është një përvojë e re edhe për komunitetin shkencor. Më shumë se një vit pas rastit të parë në Kinë, virusi ruan ende të panjohura. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi sot këshilla të reja klinike për trajtimin e pacientëve me COVID-19, përfshirë ata që shfaqin simptoma të vazhdueshme pas shërimit. OBSH këshilloi përdorimin e dozave të ulëta antikoaguluesish për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
Dëmtimet në tru, të zakonshme te pacientët e prekur nga CoVid-19
COVID-19 prish funksionin normal të trurit të pacientët e infektuar. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, pasi rishikuan 84 studime që përfshijnë më shumë se 600 pacientë të diagnostikuar me COVID-19. Mosha mesatare ishte 61 vjeç: dy të tretat e pacientëve ishin burra, ndërsa një e treta ishin gra. Autorët e studimit ekzaminuan rezultatet e elektroencefalogramëve të pacientëve - të njohur si EEG, dhe zbuluan se anomalitë e trurit në pacientët me COVID-19 ishin "të zakonshme".
Dexamethasone, shpresa kryesore për pacientët në ventilim
BBC-ja raporton se dexamethasone mund të jetë një shpresë e madhe në luftën kundër koronavirusit. Sipas ekspertëve britanikë, medikamenti në fjalë, që kushton pak dhe është komisionuar në vitin 1961, ndihmon sidomos pacientët në gjendje kritike dhe që janë në ventilator. Medikamenti është pjesë e testimit më të madh në botë që provon nëse ilaçet në përdorim mund të jenë efektive ndaj CoVid-19. Testimi është kryer mbi 2000 pacientë të shtruar dhe sipas të dhënave përdorimi I dexamethasone ka ulur rrezikun e vdekjes me 12%.
Pajisja e re që identifikon me saktësi kancerin në sekonda (Video)
Një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh në Universitetin e Teksasit ka shpikur një mjet që identifikon me shpejtësi dhe me saktësi indet kanceroze gjatë operacionit, duke dhënë rezultate në rreth 10 sekonda - 150 herë më shumë se shpejt se teknologjia ekzistuese. Pen MasSpec është një instrument inovativ me dorë që u jep kirurgëve informacion të saktë diagnostikues në lidhje me indet që duhen prerë ose ruajtur, duke ndihmuar në përmirësimin e trajtimit dhe zvogëlimin e shanseve për përsëritjen e kancerit.
Të sëmurët me tuberkuloz dy javë pa ilaçe, çështje procedurash
Prej gati dy javësh e pacientët e sëmurë me tuberkuloz në spitalin e Universitare "Shefqet Ndroqi" vuajnë mungesën e medikamenteve. Sipas mjekëve, mungesa e ilaçeve nuk ka të bëjë me mungesën e fondeve, por janë firmat ato të cilat nuk kanë interes, për shkak të fitimit të vogël, që të sjellin këto lloj ilaçesh, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë zyrtarisht këtë përgjigje "Gazeta Shqiptare".