Mafia Capitale
Mafia italiane me akses në fondet e BE-së për energjinë e riciklueshme dhe transportin
Bernardo Provenzano, bosi famëkeq i mafies italiane, i njohur si «capo di tutti capi» (bosi i të gjithë bosëve) vdiq në moshën 83 vjeç në një spital në Milano, pas problemeve të rënda shëndetësore. Lideri i Korleonezëve, "familjes mafioze" më të dhunshme në histori iu shmang drejtësisë për 43 vjet. Kishte vetëm një foto të moshës 26 vjeç kur policia italiane e gjeti në një fermë në Korleone në vitin 2006. Dhjetë vitet e fundit të jetës ai i kaloi në burg.