ishulli kos
Situatë e tensionuar mes banorëve dhe imigrantëve në ishullin Kos në Greqi. Kryebashkiaku: Mund të degjenerojë në gjakderdhje
Situata e imigracionit paraqitet dramatike në Greqi. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për dhunë të policisë ndaj një grupi imigrantësh në ishullin Kos. Emigrantët ishin mbledhur në një stadium për të marrë dokumentet e imigrimit. Situata është tensionuar në ishull pas një deklarate të kryebashkiakut, Giorgos Kiristsis, sipas të cilit nëse nuk merren masa, mund të ketë edhe gjakderdhje. Sipas tij problemin e rëndon fakti se në ishull ndodhen 7000 imigrantë kur banorë janë 30 000. Imigrantët, kryesisht nga Siria dhe Afganistani kanë protestuar duke këkruar dokumente dhe ushqim.