zullumi
Trashet zullumi, ndërpriten punimet për Lotin 1 të Unazës
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot ndërprerjen e punimeve në lotin 1 të Unazës pas publikimit në emisionin “Të Paekspozuarit” të dokumentave që vënë në dyshim rregullsinë e tenderit dhe vërtetësinë e operatorit ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj” që ka marrë pjesë në tenderin për zgjerimin e Unazës. Kompania mëmë e saj “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar në shtetin Delaware të SHBA-ve
“Grosistët” e zullumit politik
Drejtësi pa “skadencë”
Rrokada në prokurori u bë dhe kësaj rradhe ia vlen si lajm sepse dorëzanës për reformën në drejtësi janë SHBA e BE. Keq që u katandisëm deri në këtë pikë, por ja që 30 vjet “qerrja” na mbeti në baltë dhe “zia” për Kushtetutë e sovranitet nuk u shkon atyre që tre dekada me rradhe e patën shansin t’a respektonin por abuzuan me të. Shumë shpejt të “mëdhenjtë” do dalin nga “moda” dhe qytetarët e nëpërkëmbur nga abuzimi politik do të mund të kërkojnë drejtësi për padrejtësinë.